Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në emisionin “Opinion” është shprehur se shqiptarët do ta tërheqin zvarrë Ramën.

“Kjo që po ndodh është shumë e rëndë. Shqiptarët po vuajnë nga varfëria. Shqiptarët do ta tërheqin zvarrë Ramë. Nuk kam për t’ia falur Ramës fushatën time në Elbasan, mes krimit, bandave dhe drogës”tha Kryemadhi.

Situata në vend/ Kryemadhi: Mbajmë përgjegjësi, Rama duhej rrëzuar që kur shkarkoi Manjanin

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ‘Opinion’ kryetarja e LSI ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për gjendjen e krimit në vend.

Gjithashtu Kryemadhi ka pranuar se LSI është bashkëfajtore për gjendjen në të cilën ndodhet situata e krimit në vend, ajo tha se Rama duhet rrezuar nga LSI që në momentin e shkarkimit të ish ministrit të drejtësisë Ylli Manjani pa pëlqimin e LSI-së.

Fevziu: Po juve si LSI mbani përgjegjësi për këtë situatë të vendit, sepse keni qenë në pushtet 8 vjet rresht dhe 4 vjet me zotin Rama?

Kryemadhi: Po sigurisht që mbajmë përgjegjësi. Por kjo nuk o të thotë që përgjegjësia jonë është maksimale. Ne kemi të vetmen përgjegjësi që nuk rrëzuam kryeministrin kur erdhi puna që flagmat e krimit kishin kapur të gjithë pushtetin.  Momenti kur Edi Rama shkarkoi Ylli Manjanin pa pëlqimin e LSI-së, në momentin për mënyrën se si funksiononte qeveria qoftë të Policisë së Shtetit qoftë”, u shpreh Kryemadhi.