Në takimin me ambasadorët e vendeve të huaja, Rama ka shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjitha ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit të cilat i erdhën në ndihmë Shqipqrisë në fatëkeqësinë e 26 nëntorit.

Mbi të gjitha ajo çfarë theksoi Rama ishte se Shqipëria meriton respekt, pasi ka arritur ta përballojë më së miri situatën e tërmetit duke strehuar të gjithë të pastrehët që mbetën në qiell të hapur pas shembjes së shtëpive të tyre, duke i akomoduar në hotele dhe shtëpi me qira, me kushte edhe më të mira se ç’kanë pasur.

“Fakti që Shqipëria arriti të menaxhojë më së miri, në kohë rekord, situatën e tërmetit, duke akomoduar të gjithë të pastrehët në hotele dhe shtëpi me qira, në kushte edhe më të mira se ç’kanë pasur, meriton respekt”– është shprehur Rama.