Krahas Ilir Metës dhe Edi Ramës, kryeministri i Republikës së Italisë, Giuseppe Conte takoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një status mëngjesin e sotëm në Facebook, bashkëngjitur një fotoje të dyshes Conte-Basha, lideri demokrat shkruan:

“Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë, Z. Giuseppe Conte, e falenderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë veçanërisht në luftën ndaj krimit, lëndëve narkotike dhe sigurisë për vendin tonë.
Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim!”