Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka folur jashtë ambienteve të komisariatit të Burrelit ku u shoqërua pas tensioneve që pati në KZAZ-në e këtij qytetit.

Çupi ka treguar për mediat se është shoqërua nga dy policë të RENEA-s, të armatosur dhe qëndroi në komisariat për 30 minuta ndryshe nga sa pretendon policia.

"Tek Ura e Matit isha me Kryetaren e Forumit Rinor dhe me shoferin tim në makinën e Kryetares së forumit, Denisa Vata. Nuk më dhanë asnjë shpjegim, më shoqëruan. Ishin dy policisë të RENEA me automatikë. Ndejta rreth 30 minuta në komisariat, plotësova një formular me gjeneralitetet e mia. Më pas u lirova. E para ju shikoni, e dyta kemi edhe foto brenda komisariatit. Unë nuk dua të bëj heroinën, pasi kishte shumë heronj të vërtetë, qytetarë të shoqëruar. Janë shumë djem e vajza të të shoqëruar",- tha Çupi.