Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e ka quajtur të çmendur kryeministrin Edi Rama teksa reagon ashpër për deklaratën e tij ku i quante mbetës studentët që protestojnë.

Në një postim në Facebook, Vasili i kujton Ramës, rastin e Ajnshtajnit të madh që ndryshoi botën, por që kishte mbetur në provime.

POSTIMI I VASILIT

Kryeminister i cmendur dhe shkooollepak !!!!

Ky kryeminister idiot brockollit turpet me te medha per studentet.

Na thote jo studentet mbetes keshtu po ashtu, qe gjoja nuk i paguan nga taksat per ta.

O budalla kryeminister mbetesit jane vetem ne trurin tend demode.

Sot ka vetem studente, qe marrin apo nuk e marrin provimin e radhes.

Po Ajnshtajnit qe ndryshoi boten, por ka mbetur ne provime cdo ti thuash ti shkollepaku proverbial.

Ridhenia e provimeve eshte nje mundesi e re per tu provuar per cdo student dhe s’mund te jete objekt percmimi dhe stigmatizimi aq me shume nga nje sharlatan te dijes dhe shkences si ti.