Protesta e ardhshme kombëtare e opozitës do të jetë më 21 Qershor ora 20.00. Ky është lajmi që vjen nga selia e PD-së ku janë mbledhur strukturat më të larta.

Ky vendim vjen pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, për të shkuar në zgjedhje më 30 qershor edhe pas dekretit të Presidentit Ilir Meta.

Gjatë mbledhjes Basha ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se Rama ka shpallur luftë dhe se do t’i përgjigjen me çdo çmim.

“Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Eshte krim veçanerisht në kushtet e dekretit të presidentit. Jemi në punë të pandërprerë. Takime me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shtetit. Eshtë rrezik kombëtar, duhet ndalur menjehere. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv permes arrestimeve”, ka thënë Basha.