Gjatë 24 orëve të fundit, Greqia ka raportuar edhe 5 viktima, duke e rritur numrin total në 130 që nga shfaqja e Covid-19.

Një lajm i mirë vjen nga vendi fqinj, pasi ka një rënie dyfish të numrit të rasteve. Sot u shënuan 27 raste të reja, kurse dje ishin 55.

Rastet e djeshme kishin lidhje me dy vatra të reja, një klinikë private në Athinë si dhe kampin e refugjatëve afër Lamias.

Deri tani, numri total i të infektuarve në Greqi ka shkuar në 2 mijë e 490 nga Covid-19.