Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Gjermani, vdes në spital edhe vajza e dytë e familjes

18/07/2018 - 11:19

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen, i cili mori jetën e tre shtetasve kosovarë. Valon Memaj 26-vjeçar nga komuna e Deçanit dhe vajza e tij 5-vjeçare Luisë Memaj, humbën jetën në vendngjarje, por vajza tjetër Albina 3-vjeçare kishte mbetur e lënduar rëndë.

Ndonëse u tha e ajo kaloi me sukses një operacion, ajo nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të rënda, dhe ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin universitar në Freiburg.

Lajmin e ka bërë publik një faqe në Facebook e Deçanit, e cila shkruan:

Të nderuar qytetarë të Deçanit!

Të gjithë keni dëgjuar lajmin e kobshëm e tepër të dhimbshëm, për aksidenti e rënd të ndodhur pardje me 16. 07. 18. në Dunningen të Gjermanisë, në rrugën Nr: B 462, pas një aksidenti të rëndë në komunikacion, kanë humbur jetën shoferi i makinës BMW, 26 vjeçari Valon Memaj nga fshati Llukë e Epërme e Deçanit, e bija e tij 5 vjeçe Luisë Memaj.

Edhe Albina e vogël mbrëmë e humbi betejën, nuk iu rezistoi lëndimeve të renda. Tre engjëj do kthehen në arkivole në Kosovën nënë.

Ngushëllime familjes Memaj.

Lutemi që Zoti i plotfuqishëm t’i dërgojë në Xhenet!

 

AMIN.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas votimit të nevojës për ndryshime kushtetuese, pason faza e dytë, kthimi i procedurës nga plenarja në komision, që përfshinë vërtetimi

Në Serbi, transformimi i FSK-së në ushtri po interpretohet në mënyra të ndryshme.

Pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave përveç deputetëve të mazhorancës votuan edh

Pas votes ne Parlamentin e Maqedonise per ndryshimet kushtetuese vjen reagimi i NATO-s.

Me 80 vota pro Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese.

Pas tre ditëve debat, ndryshimet kushtetuese për emrin e ri të Maqedonisë, sot pritet të hidhen në votim në seancën e Kuvendit, që nis në

Në Greqi vazhdojnë tensionet pas largimit nga qeveria të ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias.

Zëdhënësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Oana Lungesku pas fillimit të negociatave inkuadruese të Maqedonisë në Aleancë, deklar

Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski thotë për Deutsche Wellen se partia e tij nuk do ta mbështesë marrëveshjen historike për e