Një banore e lagjes nr.13 në Durrës, tek një pallat shumë katësh, në rrugën “Venecia”, ka treguar për DurrësLajm tmerrin e përjetuar pasditen e djeshme pas lëkundjeve sizmike.

Sipas kësaj banoreje, i gjithë pallati ka pësuar krisje të shumta dhe janë thyer xhama, ndërsa tek shkallët nuk hyhet prej situatës së rëndë.

“Policia duhet të vinte dhe të na jepte ndihmë, sepse banoj në katet e larta vetëm me një fëmijë të vogël që nuk po e merr dot veten nga frika e përjetuar. Asnjë nuk na erdhi të na pyeste. Mundësi nuk kisha për telefon dje, e sot bëhen përgëzimet për policinë..Policia zero”,– rrëfen ajo për DurrësLajm.

Nga informacionet e marra në terren në zonën e plazhit shumë banesa dhe pallate kanë dëmtime të ndryshme nga lëkundjet sizmike, ndërkohë banorët kanë kaliar momente paniku.