“Grafia e mushkërisë, sikur më kishin qëlluar me çifte”, dëshmia e mjekut shqiptar me Covid-19

08/04/2020 - 09:57

Adrian Fandi, një mjek shqiptar me banim në Londër ka ndarë në emisionin “Opinion” përvojën e tij me Covid -19.

Ai tregoi se kishte rezultuar pozitiv, por mbi të gjitha kishte patur simptoma të forta të sëmundjes, duke arritur në marrjen e deri në 8 litër oksigjen.

“Për mua ka rëndësi kur fillon e ndjen veten jo mirë. Nëse numëroni litrat e oksigjenit që Boris Xhonson merr 4 litër, unë ditën e parë u shtrova në spital me 8 litra oksigjen. E shikoja sasinë e oksigjenin, sepse nëse do kalonin 8 litra do haja tubin. Tubin e kisha përdorur tek shumë pacientë, por për vete thashë jo”, u shpreh mjeku.

Fevziu: Sa ditë ndenjët i oksigjenuar në spital?

Fandi: Gati 5 netë, derisa arrita në nivelin minimal të marrjes së oksigjenit, dhe kur oksigjenimi më shënoi 94, aty thashë ja hodha. 48 orët e para ishin ato më të vështirat, që e shikoje veten që nuk ecje as përpara as pas. Çdo mëngjes cohesha me syrin pozitiv, që nuk isha bërë më keq.

Ajo që ishte kryesorja ishte dhimbja. Unë kurrë nuk kam patur dhimbje në jetën time. Të dhimbte nga maja e flokut deri në fund të këmbëve. Pastaj filloi temperatura, pastaj filloi marrja e frymës. Pas dy ditësh radigorafia e mushkërisë ishte bërë bërë sikur të qëllon dikush me çifte.

Tjetër gjë që doja të thoja për intubimin. Kur kemi qenë fëmijë kemi luajtur me topa futbolli. Dikush e kishte topin të ri, dikush me pulla. Topi i ri, po ta fryje mbante, kurse topi i vjetër në mes të lojës, çahej. Edhe pacientët që janë me patologji të tjera dhe që janë të vjetër në moshë, mund t’i frysh sa të duash me tub, por nuk arrijnë të përballojnë deri në fund të lojës. Tubi ka një vdekshmëri 68% përqind. Kur flitet për intubim flitet për një njeri që ka 5 deri në 10 përqind mushkëri të prekur.

Në letrën e mjekes gjermane pamë që ata intubojnë nga 20 deri në 60 vjeç. Nuk ka pacientë mbi 60 vjeç. Pra ata kanë vendosur kë do shpëtojnë dhe kë do lenë të vdesi. Moshat e vjetra për fat të keq nuk mund ta përballojnë. Ajo që është e pashpjegueshme lidhet me faktin se në Itali kanë vdekur 20 mijë vetë dhe në Gjermani 1 mijë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetë

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, n

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për

Muaji i Ramazanit në Shqipëri dhe në mbarë botën, pritet me shtim në adhurime nga besimtarët myslimanë, pasi janë 30 ditë dedikuar më shu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqni’ ka deklaruar se prej ditës