Kujdes nga kjo mjeke, nxjerr të sëmurë pacientët me aparaturën mashtruese

08/11/2018 - 22:41

Emisioni “Stop” në Tv Klan sonte trajtoi mashtrimin që u bën qytetarëve një mjeke e quajtur Alma Robo.

Përmes një pajisje që e ka blerë në internet për vetëm 35 Dollarë, mjekja kryen rezonanca magnetike. Dhe pacientët për një vizitë me këtë aparat, paguajnë 35 mijë Lekë të vjetra.

Rasti u zbulua kur një qytetar iu drejta emisionit “Stop”, për të denoncuar mjeken që bën kontrolle shëndetësore me pajisjen të quajtur “Quantum Magnetic Resonance analyser”. Sipas denoncuesit, aparati i mjekes Alma Robo e nxorri me probleme diabeti, osteoporoze, teroideje, gjendra mbiveshkore, lëkure, sysh e plot të tjera.
Më pas qytetari mori një recetë me produkte e vitamina, që Alma Robo i jep në kohën e lirë, kur nuk është në punën e parë, virologe në Institutin e Shëndetit Publik.

Denoncuesi në fjalë, së bashku me gazetaren e “Stop”, e gjetën këtë pajisje në internet. Ata provuan një metodë për të testuar efektivitetin e kësaj pajisje që përdor mjekja Robo.

Aparaturën e mbështollën me një peshqir, duke pretenduar si të ishte lidhur me një pacient. Por pajisja edhe peshqirin e nxorri me shumë probleme shëndetësore.
Kjo aparaturë false mund të blihet lehtësisht në internet në ëebsitin “Alibaba.com”, dhe kushton 35-60 Dollarë.

Për të provuar sesa qëndronin pretendimet e qytetarit që denoncoi në “Stop”, stafi dëgoi dy vajza të ndryshme te mjekja Alma Robo për të kryer një rezoncancë magnetike. Fillimisht telefonuam dhe caktuam takim për vajzën e parë, e cila shkoi për vizitë sipas planifikimit.

Asistentja- Përshëndetje!
Pacientja-Si kaluat?
Asistentja– Mirë! Si kaluat?
Pacientja– Kërkoj doktoreshë Almën! Eshtë?
Asistentja- Po, po! Keni lënë një orar për metabolizëm.
Pacientja- Po!
Asistentja– Ndërkohë sa të dalë doktoresha, hiq vëthët, rripin!
Doktoresha– Si je?
Pacientja– Si kalon?
Doktoresha- Si dukesh? Mirë jeni?
Pacientja– Mirë! Si je ti?

Doktoresha- Atëherë, hiq të gjitha gjërat metalike! Vëre cantën aty! Atëherë pesho icik të lutem! 51 kg. Hajde, ulu këtu! Mbaje këtu, paralel me zemrën! Dorën tjetër do e mbajmë kështu, që të marrim fushë, pastaj do flasim! Unë po filloj… Kaq ishte e gjitha. S’e besoj, se ndjeve gjë. Tashi do të interpretoj. Jemi në aparatin kardiovaskular dhe celebrovaskular.Cfarë kemi? Kemi rrahje zemre me aritmi dhe rënie të ritmit. Jemi në aparatin gastrointestinal. Cfarë kemi? Kemi një refluks ezofagal. Jemi në mëlçi. Kemi një rënie të punës së mëlçisë. Veshkat, urgjent duhet të pish më tepër ujë. Pse? Sepse ke kripëra, që do të thotë, e para ke…………………… me shumicë dhe e dyta ke acidin urik,i cili… të dyja janë kripëra, është goxha e lartë, na formohen gurë e kështuqëe, duhet me ujë,  se s’bën. Në mushkëri, kemi një imunitet poshtë të rënë të mushkërive, d.m.th, ti ndonjëherë përton të marrësh edhe frymën tënde. Nga mineralet, jemi edhe njëcikë anemike. Hekurin e kemi poshtë, kalciumin e kemi poshtë. Je alergjike ndaj nikelit. Nga vitaminat, duhet të kesh shumë kujdes, se vitamina D3 nuk është opshën. Atëherë, viamina  A B6, C, E, D3, këto ë kemi poshtë. Sistemi imun kemi pak të rënë shpretkën, bajamet edhe mukozat. Alergjike nga kimikatet, nga boja e flokëve, nga ushqimet e forta të detit. Kemi edhe kolit inspastik.
Pacientja– Cfarë është?
Doktoresha– Probleme gjenetike me të dalurin jashtë.
Pacientja– Sa të detyrohem?
Doktoresha– Kjo është 35 mijë lekë(të vjetra)
Pacientja– Ja, 40!
Doktoresha- Po urdhëro, zemër!
Pacientja- Të iki atëherë!
Doktoresha– Kënaqësi! Kalofsh bukur uroj, me shumë surpriza!
Pacientja– Mirupafshim!
Doktoresha– Mirupafshim!
Asistentja- Mirupafshim!
Pra, vajza e parë doli me refluks ezofagal, aritmi, mëlçi, imunitet të ulët të mushkërive, anemi, mungesë hekuri e kalciumi, bajame mukoze dhe kolit. Për të provuar që analizat e aparatit 35 Dollarësh ishin të sakta, vajza bëri dhe një rezonancë magnetike në laboratorin e specializuar “Genius”. Rezultati: Asnjë lloj problemi!
Për t’i dhënë një “shans” të dytë aparatit të mjekes Robo, emisioni dërgoi një vajzë të dytë, që në fakt është atlete.
Mjekja- Duhet t’i ruhesh fibrilacionit dhe aritmisë. Kjo del në zemër.
Mjekja- Ka pak rritje të aciditetit në stomak, por nga stresi.
Mjekja- Jemi në mëlçi. Duhet të kesh kujdes me orarin e ushqyerjes, sepse nuk ha me orare. Mundohu të hash ngadalë, jo shpejt!
Mjekja-Jemi në tëmth. Bylmetrat, t’i konsumosh sa më pak dhe kanë tendencën të bashkohen me acidet nukleare dhe të kalçifikohen me të dhe krijon si punë skore në këto rrugët e tëmthit.

Mjekja– Kemi pak imunitet poshtë të mushkrisë, në të njëjtën kohë edhe të shkëmbimit të gazrave dhe emfizemë quhen arterjet, për të marrë oksigjenin në mushkri.
Mjekja– Densiteti mineral i kockës është pak i rëndë. Kemi pak probleme me koefiçientin reumatizmal dhe problemi kryesor është pak qafa. Kemi një kalçifikim të C6- C7. Çfarë na jep kjo veç dhimbjes së qafës? Mund të na japi ndonjëherë marrje mendsh, mund të na japi ndonjëherë mpirje të krahut, të gishtave, të duket sikur e ke zënë keq. Kështuqë, mirë është të bësh atë të tërcimin e qafës pak. Shënoje një herë aty, Ismaili! Është një mjek, që heq kalçifikimin me duar.

Pacientja- Ku është ky?
Mjekja- Ta tregoj unë, është tek rruga e Kavajës, duhet të shkosh t’i bësh edhe ca kupa, sepse largon kalçifikimet!
Pacientja– Është privat?
Mjekja– Privat por,… është klinikë e mirë.
Mjekja-Ke kshu lodhje muskulare? Jo!
Mjekja- Atëherë, fillo një çikë me kumbulla të thata.
Asistentja- Kaliumi ku është?
Mjekja- Kaliumin, ka tendencën ta ketë në nivelin e poshtëm. Kjo jep lodhje ndoshta. Kështuqë, me kumbulla të thata dhe me banane.
Mjekja- Tek vitamina. Atëherë kemi D3-shin poshtë, që do të thotë, ti plazh ke bërë, por nuk të është përthithur, siç duhet D3-shi.
Mjekja- Shkruaj atë formulën e gjizës me ashtu…gjizë me vaj lini.
Pacientja– Dhe ça të bën ajo?
Mjekja- Ajo është formula më e mirë, për përthithjen e D3-shit. Duhet të kontrollosh dhe tiroiden.
Pacientja– Tani sa është vizita?
Mjekja– Kjo është 35 mijë lekë. Është 35.
Pacientja- Ok! Në rregull?
Mjekja– Në rregull, shumë faleminderit.
Pacientja- Faleminderit juve!
Mjekja– Është kënaqësi, mirupafshim!
Edhe pacientja e dytë kishte yndyra të larta, mungesë vitamine D, aritmi, skoliozë dhe probleme të tjera. Përsëri, ajo iu drejtua laboratorit “Genius” që e nxorri pa asnjë problem shëndetësor.

Pra, të dyja pacientet dolën me probleme nga aparati i mjekes Alma Robo, kur në fakt një laborator i specializuar i nxorri si kokrra e mollës. Vajzat paguan 35 mijë Lekë të vjetra secila për ekzaminimin, por fatmirësisht mjekja nuk u dha mjekim apo suplemente. /tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy gjyshër nga Laçi edhe pse në kushte tejet të vështira prej kohësh janë vënë në kërkim të nipit të tyre 11-vjeçar.

Klajdi, 16 vjeç është gozhduar në shtrat i paralizuar në këtë banesë mes pyllit në fshatin Kabash të Gramshit.

Këtë të martë, u prezantua në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës platforma Super Generation, nisma më e fundit e ALBtelecom për

Historia e një 78-vjeçareje nga Elbasani është bërë sot pjesë e emisionit "Me zemër të hapur".

Në ditën Botërore të Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu priti tele

Ardit Gjebrea: “Ne, historinë e sotme do ta fillojmë nga dhoma e surprizave dhe jam këtu me Fabjolën e cila ka ardhur nga Gjermania enkas

Fiks Fare evidentoi këtë situatë e cila ka kohë që vazhdon, ata që vuajnë nga sëmundjet që prekin eshtrat e trupit nuk gjejnë zgjidhje.

Historia plot drama e një 28-vjeçareje është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në ‘News24’.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu prezantoi nga Durrësi, skuadrat e terrenit dhe nënshkroi me drejtuesit

Tirana përzgjidhet ndër 3 finalistet për çmimin europian mbi veprimtarinë transformuese gjatë vitit 2018.