Maratona e Tiranës rikthehet më datë 13 tetor 2019 në edicionin e saj të 4-t. Pjesëmarrës këtë vit do të jetë edhe vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili duket se e ka marrë seriozisht, duke nisur që tani stërvitjen nga kodrat e Parkut të Liqenit.

“Nuk ka pasdite më të bukur, sesa stërvitja me miqtë te Parku i Liqenit. Po ti je gati për Maratona e Tiranës 2019? P.s Këtë muaj lër makinën në shtëpi dhe shëtit Tiranën në këmbë ose me biçikletë”, shkruan Veliaj. Me një pjesëmarrje të moshave të ndryshme nga shumë vende të ndryshme të botës, ky event mund të cilësohet si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit dhe jo vetëm.

Itinerari do të përshkruajë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artistiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.