Shqiptarët ndër më kurnacët në Evropë, Indeksi: Vetëm 23 % e tyre janë bujarë, kryeson Kosova

24/01/2020 - 07:36

Vetëm 23 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, sipas një raporti të fundit, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë, ndonëse bujaria përmendet në legjenda si një ndër atributet kryesore të natyrës së shqiptarëve.

Në vitin e 10-të të publikimit, Indeksi Botëror i CAF për 2019, analizon 140 shtete të marra në shqyrtim, ku Shqipëria renditet e 105 për sa i përket bujarisë. Sipas raportit, Shqipëria ka humbur shkallë krahasuar me një vit më parë, ku bujarët përbënin 26 % të popullsisë.

Më mirë në rajon renditet Kosova e 62-a , e cila ndiqet nga Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 91-ta, Mali i Zi i 119-ti, Serbia e 123-a.

Maqedonia renditet këtë vit e 96-ta, duke tejkaluar edhe vendin tonë dhe duke ngjitur plot 34 shkallë nga një vit më parë që renditej e 130-a.

Indeksi Global i të Dhënit 2019, i publikuar nga Instituti CAF (Charity Aid Foundation) është etiketuar si studimi kryesues për sa i përket bujarisë. Indeksi rendit 140 shtete në tre kategori: të ndihmuarit e të huajve, dhurimi i parave dhe koha e punës vullnetare.

Sipas specifikimeve, 35 % e shqiptarëve nuk hezitojnë që të ndihmojnë një të huaj kur i kërkon ndihmë, duke u renditur të 95-tët në botë. Nga ana tjetër, 21 % e shqiptarëve kanë dhuruar para vitin e shkuar, duke u renditur kështu të 75-tët në botë. Ndërsa sa i përket dhurimit të kohës për vullnetarizëm, një studim ky që nuk përbën pikën tonë më të fortë, vetëm 9 % e shqiptarëve kanë dhuruar kohën e tyre për bamirësi ose ndonjë kauzë të ngjashme, duke u konsideruar kështu të 107-ët në botë për këtë indikatorë.

Cilat janë vendet më bujare sipas Indeksit 2019?

SHBA kryeson Indeksin Botëror të CAF-it për herë të parë. Ndiqet nga Myanmar, i cili ka qenë katër vjet me radhë në numrin një në Indeks; e treta Zelanda e Re, më pas Australia dhe Irlanda. Në mënyrë të konsiderueshme më shumë njerëz në të gjithë globin raportuan se ndihmonin një të huaj dhe dhuronin kohë vullnetare, ndërkohë që proporcioni i cili dhuronte para ka rënë për të tretin vit radhazi. Proporcioni i njerëzve në mbarë botën që dhuroi para në vitin 2019, është ende në nivelin më të ulët që nga viti 2014. Dhurimi i parasë është rritur nga vendet e zhvilluara (nga 40% në 42%), por ka rënë në mesin e vendeve në zhvillim (nga 25% në 24%). /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy ditë pas protestës përpara kryeministrisë, nga ku u kërkua riatdhesimi i më shumë se 60 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hol

Në Qendrën Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ku nga sot nisi aplikimi i metodës së re për sigurmin e drejtpërdrejtë të plazmës, me apa

Gjithnjë e më shumë nëpër botë, po vërtetohet se Covid-19 ka "aktivizuar" dhe shumë sindroma të tjera të cilat ndeshen shumë rrallë te pa

Pedagogu i Komunikimit Artan Fuga, me anë të një statusi në “Facebook” ka shkruar në liidhje me largimin nga posti i ministres së Arsimit

Në disa sektorë punonjësit shfrytëzohen në punë me shumë se përcaktimet në kodin e punës, pa përfituar shpërblime për orët shtesë.

"Urgjencat kirurgjikale gjatë periudhës së vjeshtë-dimrit është vendosur të jetë në spitalin universitar të Traumës, pas eksperiencës

Mjekët e familjes në të gjithë vendin në 7-mujorin e parë të vitit kryen 3,2 milionë konsulta në të gjithë vendin dhe për të gjitha patol

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, nëpërmjet një video-mesazhi ka përcjellë urimin e saj për vitin e ri shkollor 2020-2021, ndërsa thekso

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Para-universitar, me anë të një lajmërimi për mediat, shprehet se është hartuar një formular për prind

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi historiani i njohur, Llambo Filo.