VIDEO/ Drama e 11-vjeçares me sindromën down në Durrës, nuk pranohet në shkollë normale

07/12/2017 - 12:50

Blerta Gjoni është nëna e një vogëlusheje 11-vjeçare e cila vuan nga sindroma dawn. Nëna do që vajza e saj të vijojë një shkollë normale, por nuk ka mundur dot deri tani. Vogëlushja vijon mësimin tek shkolla për fëmijët me aftësi të kufizuara prej tre vjetësh por sipas Blertës, 11-vjeçarja jo që nuk ka asnjë përmirësim por bëhet mjaft agresive.

Blerta tregon se vogëlushja e saj prej një viti po trajtohet tek qendra “Save the Children” në Durrës, ku është  vërejtur edhe përmirësimi i saj i dukshëm në shumë aspekte.

Nëna e saj kërkoi që të regjistronte vajzën në një shkollë normale. Përpjekjet ishin të shumta dhe vajza u regjistrua në shkollën “14 Nëntori”.

Por regjistrimi në klasë të parë i një 11-vjeçareje me sindromën dawn nuk ishte i lehtë. Nëna u tërhoq nga vendimi për ta çuar në një shkollë normale, pasi nuk kishte as mësues e as ambiente ndihmëse.

Alda Agolli drejtore e menaxhere e qendrës tha se Elkida është një vajzë 11-vjeçare e diagnostikuar me sindromën down, e cila frekuenton Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara, që prej një viti.

Në fillimet e ardhjes së saj në qendër, ajo shfaqte vështirësi në krijimin e marëdhënieve me terapistët dhe me fëmijët e tjerë të grupit. Refuzonte të bëhej pjesë e aktiviteteve në qendër.

Tani, pas pothuajse një viti në qendër, Elkida vjen me dëshirë, shkëputet shumë lehtë nga prindërit dhe punon e pavarur në tavolinë.

Me Elkidën e vogël, është punuar në mënyrë intensive për sa i përket fushës akademike duke arritur që ajo të njohë shkronjat dhe numrat. Edhe prindërit e vajzës shprehen të kënaqur për përparimin e saj në qendër dhe ndiheshin optimiste për regjistrimin e vajzës se tyre në shkollë. Duke parë ndryshimet pozitive të Elkidës, ekipi multidisiplinar i qendrës mendon se ajo ka potencial për zhvillim të mëtejshëm.

Komisioni i sugjeroi prindërve që fëmija të vazhdojë të frekuentojë shkollën speciale, me argumentin që shkolla nuk mundëson mësues mbështetës për fëmijën. Nëse nëna do të mund të qëndronte në klasë me fëmijën, do të ishte e mundur që vajza të vazhdonte shkollën. (Asnjë nga prindërit nuk kanë mundësi të qëndrojnë me fëmijën.)

Prindërit në këto kushte riregjistruan vajzën në shkollën speciale, por shprehen të pakënaqur nga ecuria e vajzës atje. Elkida tashmë frekuenton qendrën në orët pas shkolle.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autizmi është çrregullim neurobiologjik që veçohet me vështirësi në komunikim, ndërveprim shoqëror, sjellje të përsëritura dhe rreze të k

Për herë të parë Instituti i Shëndetit publik ka prezantuar Raportin Kombëtar mbi Sëmundjet jo të Transmetueshme, të cilat përbëjnë 70% t

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 u rrëfyen dy bashkëshortë të cilët janë bërë prindër për herë të parë në vitin 1982.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, vazhdoi të trajtohej historia e çiftit të azilantëve të cilët pas divorcit e kanë kthyer mar

OBSH ka dhënë alarmin e rritjes së numrit të popullsisë që kategorizohet me aftësi ndryshe në vendin tonë.

“Mbi 280 qendra shëndetësore kanë nisur procesin e akreditimit, një proces që duhet të përmbushet nga çdo institucion shëndetësor, pë

“Stop” është ndalur në Durrës për problemin e 77-vjeçarit Shyqyri Stari.

Sot, më 17 prill 2019 “Heroi i Poppullit”, Gjeneral Leitnant Rrahman Parllaku mbush 100 vjet jetë.

"Rritja e ndërgjegjësimit dhe zgjerimi i mundësisë  për të marrë shërbimin e mamografisë afër vendbabnimit, ka bërë që numri i grave