Celularët e rinj Huawei nuk mund të përdorin më aplikacione të Google

29/08/2019 - 22:07

Gjenerata e re e telefonave të Huawei mësohet se nuk do të kenë më disa prej aplikacione të njohura të Google, duke përfshirë YouTube dhe Google Maps. Një fakt i tillë u konfirmua nga Google dhe ka ndodhur për shkak të ndalimit që qeveria amerikane bëri ndaj shitjes së produkteve për Huawei.

Në këtë mënyrë Google  nuk mund të licensojë aplikacionet e saj në telefonat e rinj Huawei. Diçka e tillë do të thotë se telefonat e rinj të Huawei nuk do të kenë as akses në “Play Store”, duke u hequr mundësinë përdoruesve për të përdorur aplikacionet e njohura.

Pak kohë më parë qeveria e SHBA i ndaloi kompanitë amerikane që të shisnin produkte për gjigandin kinez Huawei duke pretenduar se cënohet siguria kombëtare.

Megjithatë  Presidenti i Amerikës Donald Trump u shpreh se mund të bëheshin disa lëshime. Por  autoritetet zyrtare amerikane nuk kanë dhënë ende asnjë licencë që kompanitë të bëjnë tregti me Huawei. Sistemi operativ Android mund të instalohet në smartphone apo tablet nga çdo prodhues.

Megjithatë për të patur në përdorim disa aplikacione kompanitë duhet të nënshkruajnë marrëveshje me Google, për shkak se shumë prej këtyre aplikacioneve i përkasin kësaj kompanie. Bëhet fjalë për aplikacione si Maps, Play Store, YouTube, Photos etj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Automjetet antiplumb po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e industrisë së automobilave.

Ekspertët e teknologjisë kanë paralajmëruar përdoruesit e celularëve me sistem operativ Android që të heqin disa aplikacione të cilat jan

 Rjetet sociale si Facebook dhe Instagram janë edhe ndër hapësirat e vetme ku të rinjtë, por jo vetëm, i përdorin masivisht dhe shpenzojn

Këto ditë kur performancat në telefonat inteligjentë kanë filluar të jenë të njëjta, një nga dallimet kryesore që prodhuesit e smartphone

Smartfoni i parë “inteligjent” në botë me një aparat fotografik 108 megapixel është zbuluar nga kompania kineze Xiaomi.

Persona të stafit të medias sociale Twitter janë akuzuar nga Shtetet e Bashkuara se kanë spiunuar për Arabinë Saudite.

Ndonëse 5G nuk është shtrire ende në të gjithë botën, beteja midis superfuqive, siç është rasti i SHBA-së dhe Kinës, vijon të jetë e lart

Në Republikën Popullore të Kinës do të fillojë nga puna rrjeti i ri 5G i gjigantit të telekomit Huawei.

Deri në fund të vitit 2019, investimet e planifikuara në aplikimet e inteligjencës artificiale në një nivel global pritet të tejkalojnë 3

Prej 1 nëntorit, Facebook ka nisur përdorimin e monedhës së saj virtuale, Libra.