Koronavirusi, Twitter i kërkon stafit të punojë nga shtëpia

03/03/2020 - 09:58

Twitter kërkoi nga punonjësit e tij të punojnë nga shtëpitë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në një blog online, rrjeti social tha se është e detyrueshme që stafi në Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut të punojë nga distanca.

Kompania po ashtu tha se i “inkurajon fuqishëm” të 5000 punëtorët e saj në të gjithë botën që të mos shkojnë në punë.

Firma ndaloi edhe udhëtimet jothelbësore të biznesit.

“Qëllimi ynë është të ulim mundësinë e përhapjes së koronavirusit Covid-19 te ne dhe bota përreth nesh”, tha udhëheqësja e burimeve njerëzore në Twitter, Jennifer Christie.

Njoftimi vjen teksa numri i personave të vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën ka kaluar 3000, ndërsa sëmundja vazhdon të përhapet në Azi, SHBA, Evropë dhe Lindje të Mesme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një raport i fundit për iPhone-n e ardhshëm thotë se telefoni do të ketë një kamër të pasme 3D.

Gazeta e Spitalit Infektiv (JHI) këshillon se koronavirusi mund të jetë në smartphonet tanë të cilët gjithashtu duhet të pastrohen pasi i

Google Translate është platforma më e përdorur nga lundruesit e internetit që kërkojnë një përkthim të shpejtë në dhjetëra gjuhë të ndrys

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare Larry Tesler, personi që shpiku opsionin e “copy-paste” në kompjuter.

YouTube ka festuar 15-vjetorin e krijimit.

Kompania amerikane “Apple” ka njoftuar se për shkak të gjendjes së emergjencës në Kinë nga koronavirusi, të ardhurat e saj do të jenë të

Me ndërrimin e dhjetëvjeçarit edhe kompania “Samsung” ka vendosur nga modeli S10 të kalojë tek S20, një telefon që do të ndryshojë fotogr

Gjykata e rrethit Tagansky në Moskë vendosi një gjobë prej katër milion rublash (rreth 58,000 euro) ndaj Facebook dhe Twitter.

Facebook njoftoi sot se ka pezulluar rrjetin e llogarive të përdorura nga inteligjenca ushtarake ruse.

Një version i ri beta i WhatsApp jep indikacione se përdoruesit e Apple së shpejti do të jenë në gjendje të kalojnë në modalitetin e errë