Firma pas aplikacionit të mesazheve Snapchat u ka thënë deputetëve se mund të ndryshojë opsionin “streak” për të cilin është kritikuar shumë.

“Streaks” janë përdorur si një shenjë e një miqësie të ngushtë brenda aplikacionit Snapchat.

Ai përfshin miqtë që shkëmbejnë mesazhe cdo ditë. Disa përdorues të fiksuar mund të shkëmbejnë dhjetëra foto apo mesazhe brenda pak orëve.

Drejtuesit u thanë deputetëve britanikë se do të "rishikojnë" opsionin.