Rreth 60 lundrime shtesë të trageteve në Durrës gjatë 2 muajve të verës

Postuar: 05/07/2018 - 09:02

Mbi 60 lundrime shtesë do të kryejnë tragetet e linjës Bari – Durrës e kthim gjatë muajve të verës.

Prej disa vitesh kompanitë e lundrimeve shtojnë tragetet në linjat me portet e Italisë, për t'u ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve, të cilët mbërrijnë për pushime pranë familjeve në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se të dy kompanitë që operojnë me portin e Durrësit kanë shtuar thuajse të njëjtin numër lundrimesh për periudhën dy-mujore, nga mesi i muajit korrik deri në fillim të shtatorit.

Në linjën Ankona – Durrës e kthim, gjithashtu, do të ketë një dyfishim të numrit të lundrimeve, nga 2-3 në javë në kushte normale në një numër prej 5-6 lundrimesh në javë gjatë dy muajve të verës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasada shqiptare përmes një deklarate për shtyp ka shprehur ngushëllimet të afërmve të dy qytetarëve shqiptarë që kanë humbur jetën në

   Furtuna dhe shiu që ka pushuar kryeqytetin pasditen e sotme nuk kanë kaluar pa pasoja.

   Duket se moti sot dhe nesër (e enjte) do të sjellë surpriza, pasi do të shoqërohet jo vetëm me ulje të temperaturave, por edhe reshje

Mbrëmjen e 14 gushtit, qindra e qindra besimtarë orthodhoksë, por jo vetëm, kanë shkuar për të kaluar natën në mjediset e Manastitit të S

Në familjen Marku, (gjyshi nga e ëma) janë hapur dyert e mortit, ku të afërmit e Marjusit presin ngushëllime për humbjen e 22-vjeçarit në

Familja Djerri është ndër shijaksit e parë, të cilët për një jetë më të mirë u larguan me eskodin e vitit '91 drejt italisë.

Marjus Djerri është 22-vjeçari nga Shijaku i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në urën e Xhenovas në Itali.

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka takuar familjarë dhe të afërm të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në urën e Xhenova

Ambasada shqiptare në Itali ka konfirmuar se Marjus Djerri dhe Edi Bokrina janë dy shqiptarët mes viktimave të shembjes së urës në Gjenov

Një orë pas mesnate, 47-vjeçarja Lindita Maloku u ngjit në katin e pestë të godinës së Partisë Demokratike në qytetin e Fierit dhe kërcën