Teuta në basketboll për meshkuj arriti një fitore emocionuese në gjysmëfinalen e parë të play off-it kundër Vllaznisë duke fituar 103-73.

“Djemtë e Detiti”, dominuan në ndeshjen e zhvilluar në pallatin e sportiti “Ramazan Njala”, duke fituar me 30 pikë diferencë.

Teuta e nisi në mënyrë të shkëlqyer lojën duke fituar me shifrat 35-18 periodën e parë. 

Diferenca rritet edhe më shumë në 10 minutëshin e dytë dhe ekipet shkuan në pushimin mes pjesëve me Teutën në avantazh të 21 pikëve, 54-33.

E njëjta tablo edhe në periodën e tretë, me Teutën, që dominon në parket dhe fitoi 24-19. 

Madje trajneri Nikola Milatovic, në përfundim të saj kujtoi se mbaroi ndeshja dhe shkoi të takonte kundërshtarin, por ishte ndihmësi i tij, që i kutoi se kishte dhe një periodë. Ky moment u shoqërua me ilaritet nga ekipi i tij.

10 minutëshi i fundit ishte formalitet për vendasit, që fituan 25-21 dhe e mbyllën ndeshjen ndeshjen e parë me një avnatazh prej 30 pikësh.

Basketbollisti i Teutës, Patrick Bacon, realizoi një ndeshje fantastike me 34 pikë dhe 12 asist.