Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish presidentit Ilir Meta, i cili kishte kundërshtuar vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj tij.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e afateve të paraburgimit të ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë.

Ish presidenti Meta, që prej tetorit të vitit 2024, po qëndron në paraburgimin e 313-es, pas akuzave të ngritura nga SPAK ndaj tij për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.