Kuvendi ka mbajtur një qëndrim në lidhje me vendimin e Gjykatës së Hagës që dënoi dje 4 ish-krerët e UÇK-së, ndërsa u paralajmërua një deklaratë e përbashkët drejt BE-së për këtë çështje.
Ishte kryeparlamentari Niko Peleshi që nisi seancën plenare, ndërsa pohoi se bëhej fjalë për një deklaratë të përbashkët, që përfshinte të gjitha partitë politike.
“Të nderuar kolegë. Para se të fillojmë me rendin e ditës, dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj katër liderëve të UÇK-së. Ky vendim përbën një vendim të rëndësishëm dhe të dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare. Sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët nëpërmjet Kuvendit, ku do të shprehim mendimin e Kuvendit të Shqipërisë për këtë vendim. Komisioni për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme po finalizon detajet e deklaratës”, tha ndër të tjera Peleshi.





