Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse kryeministri Edi Rama do ta lëshojë ish zv kryeministren Belinda Ballukun, nëse SPAK do të dërgojë sërish kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetes.
Kryedemokrati theksoi, në prononcimin për gazetarët pasi doli nga Kuvendi, se ish zv kryeministrja dhe ish ministrja “po tregon se është mbesa e gjyshit”, dhe se qeveria kontrollohet nga ajo.
“Kur unë thosha ju se ajo është mbesa e vrasësit serial, ju e merrnit si ekzotikë. Por unë thosha të vërtetën. Gjyshi i saj ka qenë vrasës i poshtër serial, vriste njerëz nëpër Tiranë të pafajshëm. Edhe kjo po tregon se është mbesa e gjyshit.
Qeveria sot nuk është Rama-Balluku, por Balluku-Rama. E lëshon ajo kryeministrin. Më pyet a e lëshon Lubia kryeministrin? Sa kohë keni dëgjuar që SPAK e dërgoi dosjen. Ku është dosja?”, tha Berisha.





