Pasditja dhe mbrëmja e 3 shtatorit solli një risi në shëtitoren “Taulantia”. Për herë të parë, Klubi Shumësportësh Teuta dhe Shoqata e Volejbollit Teuta, me mbështetjen e bashkisë Durrës, startuan eventin sportiv dy ditor “Beach Volley” për femra.
Në hapësirën ranore të shëtitores, të rejat e ekipit të Teutës mikpritën bashkëmoshataret e tyre të skuadrws së Mirditës, në një ndeshje që synoi të krijonte një atmosferë të bukur sportive dhe rivalitet gare, por era e fortë nuk i favorizoi volejbollistet.
Pavarësisht se në kushte jo shumë të përshtatshme atmosferike, të cilat rritën shkallën e vështirësisë, volejbollistet profesioniste të Teutës sollën jo pak momente emocionuese për sportdashësit dhe turistët e shumtë.
Aktiviteti sportiv vjen edhe pasditen dhe mbrëmjen e kësaj të premteje në shëtitoren “Taulantia”, ku betejat mes volejbollisteve rivale pritet të jenë edhe më të forta, pasi do të shpallen ekipet, që do të ngjiten në podiumin fitues.
M.B.





