“Shpejtësi e çmenduri” në zonën e Plazhit në Durrës, ku një makinë ka shkaktuar trazira rreth mesnatës, të ngjashme me skenat e filmave aksion.
Sipas burimeve policore të siguruara nga “DurrësLajm“, një automjet pa targa, me xhama të errët që po qarkullonte me shpejtësi të lartë është konstatuar nga patrulla e policisë dhe uniformat blu janë vënë në ndjekje të saj. Makina nuk ka ndaluar por ka shtuar shpejtësinë dhe është përplasur me një automjet. Ka vijuar arratisjen në rrugët dytësore të zonës së Plazhit, ku më tej ka përplasur edhe dy automjete të tjera. Pas aksidentit, dy të rinjtë që ndodheshin në mjet kanë zbritur dhe kanë tentuar të largohen me vrap, por vetëm njëri prej tyre është kapur nga forcat Shqiponja.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personit tjetër të përfshirë që arriti të largohej.
Ndiqni për më shumë pamjet ekskluzive që përcjell operatori Denis Simaku për “DurrësLajm” nga vendi i ngjarjes si edhe disa momente të kapura nga kamerat e sigurisë gjatë aksidentit që shkakton ky automjet.





