Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale pjesëmarrjen në konferencën “Përparimi i Reformës së Qeverisjes Vendore në Ballkanin Perëndimor”.

Aktiviteti, i organizuar nga NALAS, Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë dhe Programi SIGMA, mblodhi përfaqësues të qeverisjes qendrore e vendore, ekspertë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Sipas Sakos, diskutimet u përqendruan te reforma e qeverisjes vendore, mbikëqyrja administrative, financat publike dhe bashkëpunimi ndërbashkiak, me fokus forcimin e autonomisë vendore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Postimi i plotë:

Në konferencën “Përparimi i Reformës së Qeverisjes Vendore në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga NALAS, Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë dhe Programi SIGMA, u mblodhën përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe vendore, ekspertë dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar sfidat dhe prioritetet e reformës së qeverisjes vendore në rajon.

Në këtë konferencë bashkëbiseduam për reformën e qeverisjes vendore, mbikëqyrjen administrative, financat publike vendore dhe bashkëpunimin ndërbashkiak, me fokus forcimin e autonomisë vendore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.