Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Qerretit në Kavajë.

Nga pamjet e siguruara nga DurrësLajm, duket se një sipërfaqe e konsiderueshme është përfshirë nga flakët. Zjarri ka krijuar flakë të mëdha, ndërsa zona është mbuluar nga re të dendura tymi.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo nëse ka persona të rrezikuar. Pritet ndërhyrja e strukturave zjarrfikëse për të bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll.