Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku një person goditet me shuplakë nga një tjetër pas një konflikti gjatë qarkullimit në rrugën “Pavarësia” në plazhin e Durrësit.
Duke iu referuar videos, Murrizi pretendon se personi që shihet duke u goditur me shuplakë është Elton Shahini, shef i Komisariatit të Krujës dhe ish-shef i Komisariatit Nr.1 në Tiranë.
Murrizi pretendon gjithashtu se personi që e godet është pjesë e strukturave të sigurisë dhe ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është trajtuar ngjarja e ndodhur rreth një muaj më parë.





