Një tjetër vetëvrasje është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku ka varur veten një burrë i moshës 52 vjeç.

Policia informon se viktima me iniciale Xh.M., është gjetur i varur ditën e hënë në garazhin ku parkonte mjetin pranë banesës së tij në lagjen nr.13 (Plazh).

Sipas policisë, nga veprimet e kryera rezultoi se i ndjeri vuante nga depresioni dhe ky dyshohet të ketë qenë shkaku kryesor që e ka çuar drejt aktit të rëndë të vetëflijimit.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.