53-vjeçari i vrarë, vëllai i këshilltarit bashkiak dhe kunati i biznesmenit të arrestuar

Postuar: 10/08/2018 - 10:19

53-vjeçari Fatbradh Lici u vra me 10 plumba teksa po pinte i vetëm kafen, mëngjesin e sotëm në lagjen "Kiras" në Shkodër.

Më pas autorët u larguan nga vendngjarja ndërsa në fshatin Dobraç u gjet e djegur një makinë tip "Benz" e cila dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e Licit.

Grupi hetimor është fokusuar në të shkuarën e 53-vjeçarit për të mësuar nëse ka qenë i përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale, pasi është një ndër personat e dyshuar për vrasjen e Astrit Kurmenajt në vitin 2011.

Fatbardh Lici është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë "Mendimi i Djathtë Liberal", si dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, (burri i motrës) i cili aktualisht ndodhet në burg, pasi një javë më parë tentoi të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar.

Mustafa Lici (vëllai i viktimës)

Lulzim Kulla (kunati i viktimës)

Image result for lulzim kulla

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Konfuzioni është krijuar nga doganierët greke dhe jo nga policia kufitare greke.

   Gjatë periudhës 3- 14 shtator të këtij viti, të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi në

   Megjithëse impianti i ujërave të zeza është venë më funksion në plazhet e Durrësit, mungesa e nyjeve hidrosanitare publike bën që ky b

   Jeta e tyre u nda në mes në moshë shumë të re, në 14 gusht 2018.

   Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të

   Nje vere jo e paqte kjo e ketij viti. Lekundjet e termetit nuk jane ndaluar, duke u regjistruar goditje te reja thuajse perdite.

   Pas përfundimit të mandatit, zv.ambasadori amerikan në Tiranë David Muniz largohet nga Shqipëria.

   Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë në vendin ton

   Shqipëria bën pjesë te vendet me aktivitet të lartë sizmik.

   Përmes një deklarate, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka sqaruar ndryshimin e çmimeve të teksteve shkollore për sistemin e ri