Në ditën e dytë të takimit mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati me homologun grek, Kotzias anëtarë të komunitetit çam kanë protestuar në Durrës.

Me pankarta në duar dhe flamuj të SHBA dhe vendeve evropiane, pjesëmarrësit në protestë kanë deklaruar krijimin e republikës çame me president Festim Laton, nga qyteti i Vlorës.

Protesta

Një grup i madh përfaqësuesish të komunitetit çam në Shqipëri kanë manifestuar në përkrahje të Republikës së Çamërisë e cila, sipas përfaqësueses së tyre Eleni Kocaqis e zhvillon veprimtarinë e saj në Hagë.. Pjesëmarrësit, te cilët ishin mbledhur nga qytetet e Vlorës e Durrësit por dhe shumë qytete te tjera të vendit tonë, kanë hedhur parulla në mbrojtje të të drejtave te tyre dhe kërkesave që t’u njihen këto të drejta si dhe pronat në Çamëri.

Elena Kocaqi ka deklaruar lidhur me vizitën e Ministrit të jashtëm të Greqisë, Kotzias në qytetin e Korçës se ata nuk do të njohin asnjë marrëveshje të shtetit shqiptar me shtetin grek për Çamërinë. Edhe manifestuesit e tjerë kanë deklaruar se çështja çame është çështje mbarë shqiptare të cilën çamët nuk do ta lënë pas dore, por do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, të mohuara që prej Luftës së Dytë Botërore. Manifestuesit kanë lëvizur në rrugët kryesore të Durrësit dhe janë ndalur për pak mnuta në sheshin para bashkisë. 

Takimi Bushati-Kotzias

Një ditë më parë, Ministri i Jashtëm Nikos Kotzias u takua me ministrin tonë, Bushati në Korçë, në vijim të takimeve për zgjidhjen e problemeve që ka ende mes dy vendeve fqinjë.

Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias po qëndrojnë këtë fundjavë në qytetin juglindor, për të biseduar për tema me rëndësi historike mes dy vende si ligji i luftës, pakti detar, por dhe çështje të aktualitetit për t’i dhënë zgjidhje problematikeve të emigranteve tanë që jetojnë në Greqi siç është çështja e lejeve të drejtimit apo e pensioneve.

Në paketë palët kanë konfirmuar që është dhe trajtimi i çështjes së pronave të shqiptareve dhe siç kishte paralajmëruar ministri i Jashtëm edhe çështja çame.