Denoncimi/ Penalizohet anija turistike, administratori: Paulin Ndreu vendos gjobë se kërkon lekë nën dorë (VIDEO)

Postuar: 07/08/2018 - 17:46

   Anija "Red Star1" me flamur panamez, e pajisur me gjithë dokumentacionin e nevojshëm për linjën ndërkombëtare Brindizi - Vlorë, që nga viti 2016 gjatë sezonit turistik, për një afat kohor prej 2 muajsh, kryen edhe linjën Brindizi - Sarandë.

Vjen në Sarandë në orën 06.00 të mëngjesit të çdo të hëne dhe ikën në orën 12.00 të po kësaj dite. Sjell në Sarandë turistë italianë javorë dhe dyjavorë. Ditën e sotme, anija "Red Star 1 " kishte në bord 702 turistë italianë dhe 140 mjete, të cilët kanë prenotuar nëpër hotelet e Sarandës për të qëndruar në qytetin bregdetar një javë. Por çuditërisht ditën e sotme anija "Red Star 1" është penalizuar nga kapiteneria e Portit duke u gjobitur me një gjobë 2000 Euro, raporton Tele Joni.

Shpëtim Muho, administratori i "Joy Cruise Albania", në prononcimin për "Tele Jonin" shkon më tej duke akuzuar drejtpërdrejt se "kapiteneria e Portit është urdhëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë detare, Paulin Ndreu, i cili ushtron presion mbi kompaninë, duke mos lejuar anijen me turistë italianë të pushojnë në Sarandë. Unë shprehet, administratori Shpëtim Muho, kam lidhur kontratë, sipas legjislacionit shqiptar me kompaninë "Seamed Trading " pronë e të cilit është edhe anija turistike "Red Star 1", anije kjo që operon si anije turistike në linjën Brindizi - Sarandë dhe kthim. Ky presion ka vetëm një emër, korrupsion, shprehet Muho, ndërsa shpreson në zgjidhje të problemit të krijuar, pa asnjë arsye dhe duke qenë tepër i rregullt.

Për shqetësimin e krijuar axhendi detar dhe turistik, Shpëtim Muho i është drejtuar sot edhe kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Ndërkohë jashtë kamerës nga kapiteneria e Portit Sarandë si shkak i gjobës dhe moslënies të operojë edhe snija "Red Star 1" është bërë e ditur se: "Anijet e linjës nuk mund të punojnë si anije turistike". / tele joni

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Konfuzioni është krijuar nga doganierët greke dhe jo nga policia kufitare greke.

   Gjatë periudhës 3- 14 shtator të këtij viti, të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi në

   Megjithëse impianti i ujërave të zeza është venë më funksion në plazhet e Durrësit, mungesa e nyjeve hidrosanitare publike bën që ky b

   Jeta e tyre u nda në mes në moshë shumë të re, në 14 gusht 2018.

   Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të

   Nje vere jo e paqte kjo e ketij viti. Lekundjet e termetit nuk jane ndaluar, duke u regjistruar goditje te reja thuajse perdite.

   Pas përfundimit të mandatit, zv.ambasadori amerikan në Tiranë David Muniz largohet nga Shqipëria.

   Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë në vendin ton

   Shqipëria bën pjesë te vendet me aktivitet të lartë sizmik.

   Përmes një deklarate, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka sqaruar ndryshimin e çmimeve të teksteve shkollore për sistemin e ri