Durrësi vesh petkun festiv (VIDEO)

Postuar: 06/12/2017 - 16:27

   Me afrimin e festave të fundvitit, qyteti bregdetar i Durrësit  ka veshur petkun festiv. Pema e madhe e bredhit u vendos fillimisht në sheshin “Veliera”, punimet e të cilit kanë mbetur pezull, ndërsa bredhi i dytë është vendosur sot sheshin “Liria”. Me fondin e akorduar nga bashkia e Durrësit këtë vit si risi kanë hyrë yjet e akullit që do të ndriçojnë sheshin kryesor.

Bashkia e Durrësit ka lëvruar 3.9 milionë lekë të reja për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.

Përreth bredhit të ndriçuar janë vendosur dekore të ndryshme me tematikë festat e fundvitit si shtëpizat e drunjta dhe lodrat e argëtimit, kryesisht për të vegjlit. Dekorit festiv, të vendosur nga bashkia në rrugët kryesore të qytetit, i janë bashkuar subjektet private të cilët kanë ndriçuar vitrinat e ambienteve të tyre, duke afruar në kohë festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. 

Këtë vit dekori përfshin disa rrugë duke nisur nga hyrja e Durrësit, rruga “Aleksandër Goga”, “Egnatia”, “Rruga tregtare” etj. Florenc Hyka, nga sektori i mirëmbajtjes në Bashki deklaroi se janë përdorur jo vetëm materialet e përgatitura këtë vit, por edhe ato që janë ruajtur nga vitet e shkuara. 

Pavarësisht kësaj ndezja e dritave festive nuk ka përfunduar në të gjitha rrugët kryesore, ndërsa nuk është përcaktuar ende nëse do të ketë një program artistik për durrsakët në sheshet kryesore të qytetit gjatë netëve të festave.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Të tjera detaje janë bërë me dije në lidhje me sasinë e eurove të kapura në Durrës.

   Nuk përbën aspak sekret, madje qarqet diplomatike e vërtetojnë se Athina dhe Tirana kanë hyrë tashmë në rrugëtimin e fundit për nënshk

   19-vjeçari Klevis Lika është njëri prej të ndaluarve nga policia e Durrësit si shoqërues i auto-trenit ku u gjetën dy automjetet tip “

   Nga mëngjesi i të hënës deri në orën 22:00, autostrada Tiranë-Durrës do t’i nënshtrohet sërish punimeve, e kësisoj trafiku do të ndrys

   Ditën e sotme në Durrës është zhvilluar një superoperacion, ku u sekuestruan 4-5 milionë euro në 2 makina ‘Toyota Yaris’.

   Industria e turizmit në Durrës ka vijuar të rritet me hapa galopantë gjatë viteve të fundit.

   Sasia e eurove të gjetura në mjetin tip “Tojota Yaris”, me targa AA120 SP AFR 559, sekuestruar sot në Portin e Durrësit, është rritur

Bllokohen në portin e Durrësit një sasi e madhe eurosh. 

   Rreth 114 vende pune për infermierë kanë mbetur të lira për shkak se fituesit e fazës së parë të aplikimeve në portalin Infermierë për

   Në kuadër të sezonit turistik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes Drejtorisë së Përgjithshme Detare ka ndërmarrë një sër