Gjatë kontrolleve të ushtruara nga efektivët e policisë së komisariatit të Shijakut për kapjen e personave në kërkim dhe me precedent si dhe gjetjen e sekuestrimin e sendeve paligjshme si armëmbajtje pa leje apo lëndë narkotike është prangosur në flagrancë një 29-vjeçar nga Shijaku.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara është arrestuar në flagrancë shtetasi Ervis Dunga 29 vjeç, banues në Pjezë, Shijak.

Policia sqaron se në Shkallnur, rreth orës 03:00 të së shtunës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e Ervis Dungës, banues në Pjezë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  •    një armë zjarri pistoletë tip Zastava;
  •    9 fishekë kalibër 9 mm, të cilët i mbante pa leje

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278/4 të Kodit Penal.