Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë një shtetas që vidhte kabinat e kompanive telefonike dhe shpërndarjes së internetit.

Dokumentohen me prova ligjore 4 vjedhje të dyshuara të kryera nga shtetasi i mësipërm, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të arrestuar me datë 17.04.2018.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Romeo Këmbaci 37 vjeç, banues në Durrës.

Këmbaci, më datë 20.04.2015, në orën 05:20, në lagjen Nr.17 është kapur në flagrancë nga Shërbimet e Policisë duke vjedhur bateritë e kabinave të një kompanie interneti.

Nga veprimet hetimore të kryera Specialistët për Krimet kanë dokumentuar me prova shkencore se shtetasi i mësipërm dyshohet edhe si autor i ngjarjeve të mëposhtme:

1. Më datë 07.04.2018 në bashkëpunim me shtetasin Bledar Ismaili (arrestuar me datë 17.04.2018), në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur kabinën e një kompanie interneti.

2.Më datë 08.04.2018 në bashkëpunim me shtetasin Bledar Ismaili (arrestuar me datë 17.04.2018), në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kabinën e një kompanie telefonike ku kanë marrë dy bateri.

3. Më datë 19.04.2018, në lagjen nr.9 dyshohet se ka vjedhur kabinën e një kompanie interneti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja  në bashkëpunim"parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.