Saimir Tahiri ka qenë një prej organizatorëve kryesorë të protestës së 21 janarit. Atëherë pati si detyrë menaxhimin e protestuesve në anë të piramidës, ku ra në sy me një megafon në dorë, mes makinave në flakë.

7 vjet më pas, për Saimir Tahirin nuk ka më vend në homazhet e të vrarëve në bulevard. Si në gëzime, edhe në hidhërime socialistët e kanë përjashtuar nga radhët e veta, sepse akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe shpërdorim detyre.

Vendin e Saimir Tahirit në homazhe e zuri Blerina Gjylameti, aktualisht kryetare e degës së PS-së së Tiranës.

7 vite më parë Gjylameti ka qenë pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë. Sipas jetëshkrimit, të publikuar në faqen zyrtare PS.al shkruhet se “Blerina Gjylameti ka hyrë në politike në vitin 2012 ku është zgjedhur Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste në Tiranë”. /Lapsi.al