Gjyqtari që SHBA i refuzoi vizën, në 10 vite bëri 500 milionë lekë pasuri

Postuar: 17/07/2018 - 20:38

Nga koha kur iu rikthye sistemit të drejtësisë, deri sa doli para Vettingut, Artan Zeneli, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, ka shtuar gati dyfish pasurinë e tij.

Në 10 vite ai ka siguruar pothuajse 50 milionë lekë të reja pasuri, të cilat në deklarimet e tij shpjegon se i ka siguruar nga paga e bashkëshortes, pjesën më të madhe, të ardhurat si gjyqtar dhe të ardhura nga qiratë.

Zeneli doli një ditë më parë para vettingut, gjatë të cilit doli në pah një problem me deklarimet, për mënyrën se si anëtari i Gjykatës së Lartë ka blerë një vile disa katëshe në një zonë rezidenciale tepër të njohur në Tiranë.

Në kontratën e blerjes së kësaj vile, evidentohet se gjyqtari Artan Zeneli i ka paguar shumën prej 150 mijë eurosh, jo kompanisë që ka ndërtuar kompleksin, por ortakut të saj. Sipas gjyqtarit, pagesa është kryer në mirëbesim, pasi ky shtetas është miku i tij.

Sipas gjyqtarit, për blerjen e vilës që kushton 196 mijë euro, ai kishte paguar si këst të parë 46 mijë euro dhe deri sa i ishte aprovuar kredia, i ka marrë borxh mikut të tij 150 mijë euro.

Nga verifikimet që ka bërë BIRN, një nga 11 deklarimet e gjyqtarit rezulton me probleme. Vendimi ende nuk është dhënë për Zenelin, por vettingu nxori një tjetër problem në deklarimet e tij.

Bëhet fjalë për futjen e gjyqtarit Artan Zeneli në listën e zezë të Ambasadëa Amerikane për personat që ju hiqet e drejta që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 26 janar të vitit 2017 atij iu revokua viza për të udhëtuar në SHBA. Para vettingut, Zeneli shpjegoi se bëhej fjalë për vizën private dhe jo atë zyrtare.

Por më katër qershor, pak ditë pasi Top Channel publikoi shifrat e pasurisë së gjyqtarit, ky i fundit është paraqitur në ambasdadën amerikane, ku ka mësuar se edhe viza zyrtare i është revokuar nga Shtetet e Bashkuara.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Valbona Ndreu është nëna që mëngjesin e 8 gushtit kishte dalë me dy vogëlushet e saj, por që fatkeqësisht njërën prej tyre nuk e ka më.

Ambasadorja e Shqipërisë në Romë, Anila Bitrit në një lidhje telefonike për Ora News, tha se ka ndjekur me shqetësim ngjarjen dramatike n

   Shembja e urës ‘Morandi’ në Xhenova ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë.

   Mes personave që kanë përdorur sot urën Morandi në Genova, Itali ka qenë edhe avokati i njohur shqiptar Saimir Vishaj.

   Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kandidate për anëtare e Kësh

   Mijëra pushues janë dyndur drejt plazheve të Durrësit.

   OSHEE ka njoftuar sot se shumë zona të Tiranës do të kenë mungesë të energjisë elektrike, duke nisur që nga ora 09:00 e mëngjesit.

   Sipas Meteoalb, Shqipëria do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, kushte të cilat do të vijojnë deri në orët e pasd

   Plot 42 pasgoditje janë regjistruar nga Instituti i Gjeoshkencave që pas tërmetit me magnitudë 5.1 e shkallës rihter të ndodhur më dat

   Skenat e rënda të konfliktit të ditëve të fundit që u shënuan në terminalin e teageteve në Durrës si rezultat i vonesave të trageteve