Policia e Tiranës informon se një 64-vjeçar ka denoncuar në komisariat humbjen e djalit të tij.

64-vjeçari deklaroi në Komisariatin nr. 2 se djali i tij 32-vjeçar është larguar nga banesa dhe ende nuk është kthyer.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ka kallëzuar një 64-vjeçar, se djali i tij 32 vjeç, është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e tij”, njoftoi policia.