Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm, 8 gusht, në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit.
Në përplasje janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë një person ka mbetur i lënduar.
I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.





