Një konflikt mes dy nxënësve është shënuar në Krumë, ku për pasojë ka mbetur i lënduar lehtë njëri prej tyre.

Policia thotë se një 17-vjeçar është konfliktuar me shokun e klasës dhe e ka gërvishtur me thikë. Nxënësi ka marrë mjekim dhe u dërgua në banesë. Ngjarja u shënua ditën e djeshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për një 17-vjeçar. 

Dje paradite, në oborrin e gjimnazit, në qytetin e Krumës, 17-vjeçari (nxënës) dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka gërvishtur me një mjet të vogël prerës, një bashkëmoshatar (nxënës në të njëjtën klasë), i cili mori mjekim dhe u largua në banesë.        

Veprimet janë kryer në prani të prindërve dhe psikologut. Rasti, përveçse ligjërisht, është trajtuar edhe me prindërit e dy të miturve dhe me stafin pedagogjik.”, njofton policia.