Modelja braziliane, Adriana Lima, është komentuar sërish në rrjetet sociale pas paraqitjes së saj në Madrid pas përfundimit të Fashion Week. Ajo u shfaq në festën përmbyllëse të organizuar nga El Corte Ingles në Muzeun Kombëtar të Artit Reina Sofía me një fustan të zi elegant dhe grim të thjeshtë, teksa pamja e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen.
Përdoruesit komentuan pamjen e saj rinore dhe fytyrën e tonifikuar duke krahasuar pamjen aktuale me atë të viteve të rinisë të modeles ndërsa të tjerë vunë në dukje edhe ndryshimet në fizikun e saj dhe humbjen e peshës gjatë periudhës së fundit.
Adriana Lima prej vitesh është një nga modelet më të njohura ndërkombëtare ndërkohë që paraqitja e fundit e saj ka nxitur një valë reagimesh në rrjetet sociale për faktin se vazhdon të ruajë një figurë të kuruar edhe në moshën 45-vjeçare.





