Aktori i njohur Sylvester Stallone, ka zbuluar se nuk pranoi për Hollywood rolin e ‘ambasadorit special’ të cilin presidenti i SHBA-së Donald Trump e kishte njoftuar në janar të vitit 2025. Ai citoi se u njoftua për lajmin nga televizioni ndërkohë që nuk ishte pyetur paraprakisht nëse dëshironte ta merrte këtë detyrë.

I ftuar në një intervistë aktori shpjegoi se e konsideronte të pamundur ndërhyrjen në funksionimin e industrisë së Hollywood-it, të cilën e përshkroi si një sistem me struktura dhe interesa të veçanta. Sipas Stallone, Trump dëshironte të rikthente aktivitetin e industrisë amerikane të filmit ndërsa bëri të ditur se nuk do merrte përsipër angazhimin e ofruar.

Pavarësisht se aktori nuk pranoi rolin e filmit ai ka folur pozitivisht për presidentin amerikan duke e përshkruar atë si një figurë mitike ndërsa shprehu admirimin për arritjet e Trump.