I ftohti mbërrin në Shqipëri, ulen temperaturat

Postuar: 12/02/2018 - 20:02

   Reshje të dendura dëbore kanë vijuar me intensitet gjatë gjithë natës, duke bllokuar disa fshatra dhe akse në të gjithë verilindjen e vendit. Trashësia e borës ka arritur deri në 50 cm, ndërkohë ka pasur ndërprerje gjatë natës, si pasojë e erërave të forta

Por lajme të këqia duket se vijnë edhe nga moti, pasi meterologët parashikojnë reshje të dendura bore për këtë javë. Sa i përket shiut duke filluar që nga dita e hënë, do të ketë reshje me intensitet më të ulët.

Megjithatë, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Dëbora parashikohet se do të vijojë edhe për 48-orë të tjera, ndërkohë që në zonat malore priten reshje dëbore në 500 m mbi nivelin e detit.

Nga ana tjetër Meteoalb nënvizon se vranësirat dhe reshje të herë pas hershme do të dominojnë pjesën më të madhe të vendit gjatë të martës, ndërsa kthjellime të shkurtra do të ketë në Juglindje. Mesdita dhe pasditja fuqizojnë vranësirat dhe reshjet në gjithë vendin; kryesisht në Jug - Qender.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes, por sërish një rënie me 2°C do pësojnë vlerat termike të mesditës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në takim një delegacion nga Republika e Çekisë i kryesuar nga presidenti i senati

Shoqata "Çamëria" në Durrës iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në protestën që organizohet këtë të shtunë, ora 12:00,

Sulmi ndaj Ambasadës Amerikane në Mal të Zi, ka vënë në gatishmëri edhe forcat e policisë shqiptare, të cilat kanë rritur sigurinë përret

Ky është taksisti 60-vjeçar nga Durrësi Bujar Agalliu, që humbi jetën mbrëmë në një aksident të frikshëm rrugor, teksa ishte duke çuar nj

   Kryeministri Edi Rama, përshëndetjen e mëngjesit për ndjekësit e tij në rrjete sociale, e ka shoqëruar me një tjetër artikull të huaj

Të tjera detaje mësohen rreth ngjarjes së mbrëmshme, kur në një aksident rrugor në afërsi të Maminasit në autostradë, humbën jetën një ta

Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore në të gjithë vendin.

Gjyqtari i Kavajës, Luan Lusha që ka pranuar kërkesë e prokurorisë së rrethit për caktimin e masës së sigurisë ndaj 10 personave, mes tyr