19-vjeçari Klevis Lika është njëri prej të ndaluarve nga policia e Durrësit si shoqërues i auto-trenit ku u gjetën dy automjetet tip “Toyota Yaris”, ku dyshohet se janë fshehur 5 milion euro të sekuestruara nga efektivët e policisë.

Policia e Durrësit fillimish ndaloi shoferin e kamionit dhe shoqëruesin e tij që është i riu Klevis Lika. Por njëkohësisht është ndaluar nga policia edhe Edi Lika, babai i Klevisit që ka në pronësi auto-trenin që transportonte automjetet që mbërritën në portin e Durrësit nga qyteti i Ankonës.

Gjyshi i Klevisit 19-vjeçar deklaron për DurrësLajm se policia u ka ardhur për kontroll në shtëpi, po nuk u kanë gjetur gjë.

Sipas tij, nipi ka vëtëm 3-4 muaj që ka nisur punë si shoqërues i auto-trenit dhe më parë dhe ka punuar në servisin e makinave që ka në pronësi familja e tij.

Gjyshi i 19-vjeçarit i trembet faktit se policia mund ta arrestojë nipin e tij dhe ta akuzojë për diçka që ai se ka bërë.

Ndiqni prononcimin e plotë të gjyshit të Klevis Likës, dhënë për DurrësLajm.

K.H.