Prej katër vitesh po presin banorët e një pallati në Durrës për të hyrë në apartamentet e tyre. Ndërtuesi i pallatit i ka shitur disa herë apartamentet, madje është shitur edhe taraca e pallatit, duke bërë që blerësit që kanë shpenzuar miliona lekë për apartamentet e tyre të përballen gjyqeve pa asnjë zgjidhje konkrete.

Klodjan Kapiti është një prej banorëve të Durrësit i cili ka shpenzuar miliona lekë për të blerë një hyrje, por ndërtuesi e ka shitur disa herë hyrjen, dhe banorët përplasen sa në një derë në tjetrën e sërish mbeten të pastrehë.

Banoret që kanë bërë blerje të hyrjeve janë përplasur më pas me njeri-tjetrin, pasi janë kryer shitje të shumëfishta. Klodjan Kapiti thotë se sipas dokumentave te prokurorisë, pallati ka 36 hyrje për të cilat janë realizuar 63 shitje. Madje është shitur edhe taraca e pallatit si hyrje banese.

“Kjo ka sjellë nje situatë të rëndë,– thekson Kapiti,- mes blerësve të mashtruar”.

Hyrja e Kapitit është shitur 3 herë. Seancat gjyqësore kanë përfunduar dhe gjykata ka vendosur që ndërtuesi t’i kthejë paratë e paguara, por vendimi i gjyqësorit nuk është zbatuar ende. për ti kthyer leket e paguara por nuk zbatoheh dot.

Kapiti kërkon që të ndërhyhet më me efikasitet nga shteti për të mos ju lënë shteg abuzimeve të rënda me pasoja sociale.  Ai i bën thirrje prokurorisë që të rifillojë hetimet, pasi përsëri ka përpjekje nga persona të tjerë që përpiqen që të spekullojnë me hyrjjet e ndara, edhe pasi prokuroria ka hartuar listën e blerësve.

K.H.