Kryeministri italian Giuseppe Conte ka takuar familjarë dhe të afërm të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në urën e Xhenova.

"Nuk duhej të ndodhte", mësohet të ketë thënë kryeministri Conte i përlotur, i cili shkoi paraditen e sotme në morgun e spitalit San Martino.

Conte takoi familjarët e personave që humbën jetën, mes të cilëve edhe të afërmit e dy djemve shqiptarë, viktima të kësaj tragjedie.

Marjus Djarri 22 vjeç nga Shijaku dhe Admir Bokrina 31 vjeç (ose Edi sikurse i flasin miqtë) nga Shkodra, janë dy të rinjtë shqiptarë që u ndanë para kohe nga jeta.

Ata udhëtonin së bashku me makinë për të shkuar në qytetin Rapallo, ku punonin në një kompani pastrimi. Shembja e urës u preu atyre udhëtimin. Dy shqiptarët u nxorrën të pajetë nga rrënojat.