Policia Fier ka arrestuar dy shtetas të cilët kanë shkelur ligjin. Në prangat e policisë ka rënë 26-vjeçari me iniciale B.K,  I cili ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”  dhe një shtetas tjetër 51 vjeçar, I cili ka goditur me sende të forta një 34 vjeçare.

Njoftimi policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve arrestoi në flagrancë shtetasin B. K., 26 vjeç, banues në Fier. 26 vjeçari është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. M., 51 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ka goditur me send të fortë, një 34-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.