Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan në detyrë, Mathew Palmer, thotë se ambasadori aktual amerikan, Donald Lu, do të largohet nga Shqipëria në verë.

Në një prononcim për Mapo, i pyetur mbi ndryshimin e mundshem te politikës së SHBA ndaj Shqipërisë, Palmer përgjigjet se përparesitë e politikës së Washington-it do të jenë të njëjta.

Si të tilla ai liston mbështetjen e reformës së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Zyrtari i Departamentit të Shtetit thotë se për emrin e ambasadorit të ri duhet pyetur në Shtëpinë e Bardhë.