Minatorët e qarkut të Durrësit kanë protestuar para institucionit të Prefekturës për të kërkuar miratimin e këtij projektligji. Ata kanë theksuar faktin se një pjesë e mirë e minatorëve janë duke vuajtur nga një pension shumë qesharak e ndërsa shumë prej tyre janë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ata nëpërmjet kësaj proteste, i bëjnë apel qeverisë për të aprovuar statusin e minatorit, një kërkesë kjo e drejtuar edhe vite më parë. Ata kanë deklaruar se janë në kushte të vështira dhe se pensioni që marrin nuk iu del as për ilaçe.

“Protestat e vazhduara do të shihen si e vetmja mundësi derisa të gjejmë zgjidhje”, janë shprehur ndër të tjera minatorët.

Qarku i Durrësit ka një numër të konsiderueshëm minatorësh të cilët presin të marrin statusin. Edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë minatorët dhe sindikatat e minatorëve kanë protestuar për të njëjtën arsye duke kërkuar statusin e minatorit.

K.H.