Ditën e martë, territori do të dominohet nga mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta që shpeshherë fuqizohen duke gjeneruar edhe rrebeshe shiu, kryesisht në juglindje-qendër.

Pasditja mbetet me vranësira e rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në zonat qendrore – lindore por intervale të shkurtra kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat perëndimore dhe veriore të vendit.

Në mbrëmje, do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike ku pjesa më e madhe e vendit kalon në kushtet e kthjellimeve.

Temperaturat e mëngjesit do të ulen me 2°C por një rritje të lehtë do të sjellin orët e mesditës.

Sipas MeteoAlb, era do vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor – verior ndërsa në det do gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.