I gjithë vendi do të përfshihet sot nga reshjet e shiut, ndërsa Durrësi është zgjuar me intensitet të lartë reshjesh.

Sipas "MeteoAlb", gjatë gjithë ditës, moti dominohet nga vranësira dhe shira të dobët dhe mesatarë, por shira deri intensivë priten gjatë ditës në ekstremin Verior dhe zonat Jugore.

Temperaturat e ajrit sjellin rritje të lehtë në vlerat termike të mëngjesit dhe orëve të mesditës duke shënuar maksimalisht 21°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det do vijojë dallgëzimi 3 – 4 ballë.